Skuka ka shansin e artë! Sylvinho e ka marrë seriozisht te Shqipëria, do të jetë në stadium për ndeshjen e Superiores

Sylvinho e ka marrë seriozisht punën te Shqipëria. Trajneri brazilian ka zgjedhur që të jetojë në vendin tonë për sa kohë që do të drejtojë Kombëtaren. Për një kohë të shkurtër, Sylvinhos do t’i bashkohet edhe bashkëshortja e tij për të jetuar në Tiranë.

Kjo zgjedhje e Sylvinhos do t’i bëjë më mirë lojtarëve të kampionatit shqiptar. Menjëherë pas prezantimit të tij te Shqipëria, braziliani do të ulet në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë sipas “Top Channel”. Ky do të jetë një shans i artë edhe për Skukën që të vazhdojë të lërë përshtypje pozitive, ashtu si edhe te Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online