Ditën e nesërme nis sërisht aksionin “Abissnet Superiore“. Skuadrat do të hyjnë në fushë për të parën herë për vitin 2023. Java e 16 e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë në dy ditë. Përballjet e para nisin nesër, më 13 janar, në orën 13:00. Bylisi pret në “Adush Muça“ Kukësin, ndërsa Tirana udhëton në transfertën me Laçin.
Po nesër, në orën 16:00, luhet edhe ndeshja më e bukur e kësaj jave, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë. Ndërkohë dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen më 14 janar. Fillimisht do të luhet Egnatia-Erzeni në orën 13:00, për t’i lënë vendin Teuta-Kastriotit në orën 16:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 16 e “Abissnet Superiore“-s:
E premte, 13 janar
13:00 Bylis – Kukësi
13:00 Laçi – Tirana
16:00 Partizani – Vllaznia
E shtunë, 14 janar
13:00 Egnatia – Erzeni
16:00 Teuta – Kastrioti