Titulli i shtatë radhazi në Kinë për Guangzhu Evergrande, klubi që në të shkuarën është stërvitur nga Marçelo Lipi dhe më pas nga Fabio Kanavaro. Ai që e fiton është ish-trajneri i Brazilit, që fitoi Botërorin në 2002, Luiz Felipe Skolari. Për “Felipaon”, që e drejton nga viti 2015 dhe që në nëntor do të largohet pasi i skadon kontrata, është titulli i tretë, teksa ka fituar edhe Champions aziatik. Sigurinë matematikore për këtë titull, Evergrande e fitoi me suksesin 5-1 ndaj Guizhu Zhiçeng, teksa skuadra e Andre Vijas Boash dhe Hulkut ka humbur 2-1 përballë “kushërinjve” të Guangzhu Evergrandes, pra
Guangzhou R&F. Matematika ngushëllon edhe Kapelon, falë 3-1 ndaj Çangsun ka siguruar mbijetesën me Zhiangsu Suning, që është e të njëjtit pronar të Interit.