Pas shpërthimit të Andrea Favilit ndaj Bajernit, tashmë prozhektorët bien mbi Luka Klemencën, ish-futbollist i Askolit, me të rinjtë e bardhezinjve.
21 vjeçari shënon në mënyrë spektakolare ndaj Benfikës, në sfidën e sotme të luajtur në Amerikë, për International Champions Cup, teksa portugezët kishin kaluar përpara me anë të Grimaldos, në goditje dënimi. Koha e rregullt, pra 90 minutat, u mbyllën 1-1, por me penallti, “Zonja” fitoi 5-3.
Sigurisht, ritmi i ndeshjes u karakterizua edhe nga i nxehti i madh në Nju Xhersi, teksa Alegri ka vijuar me eksperimentet, duke hedhur Sheznin në portë dhe në mbrojtje dyshen Kaldara-Kielini, me Kanselon në të djathtë dhe “baby” lojtarin Beruato në të majtë.
Benfika, shumë përpara me përgatitjen, pasi do të luajë në turin paraeliminator të Champions ndaj Fenerbahçes, megjithatë nuk tregon asgjë për të rënë në sy.
Në pjesën e dytë, ritmi rritet edhe më shumë, në “Red Bull Arena”, teksa rastet nuk mungojnë për Juven me Favilin dhe Kedirën, teksa Grimaldo shënoi nga goditja e dënimit. Klemenca, i ndalur nga shtylla po në goditje dënimi, merr skenën me një driblim marramendës, duke ngritur në këmbë publikun e stadiumit, pasi e dërgoi topin në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=ilfHpFsTmv4
Te penalltitë, Juventusi nuk gabon, ndryshe nga Benfika, ku gabimi vjen nga Feliks dhe Jonas.
https://www.youtube.com/watch?v=XEEC8AVCiDQ