Skënderbeun e dënon fati në shtesë, por ky ekip meriton një Faleminderit!

Për të ardhur keq. Skënderbeu kryesoi deri në minutën e 94-t, ku u thye në rrëmujë e sipër. Ndoshta ishte rezultati më i drejtë, për atë që pamë në pjesën e dytë, por kështu dhemb shumë.

Skënderbeu luajti një pjesë të parë të madhe, vuajti shumë në pjesën e dytë, por  nëse luan në Zagreb, nuk mund të pretendosh të fitosh pa vuajtje. Herë me fat e herë për mediokritetin e Dinamos, Skënderbeu kaloi mirë çdo pengesë, deri në shtesë.

Mund të krijonte diçka më shumë në kundërsulm, hapësirat ishin pa fund, por nga ana tjetër edhe mund të pësonim më herët.
Shehi ishte fantastik, sërish, por në shtesë nuk mund të bënte asgjë. Një kros në zonë, shumë koka në ajër, Henrikez preku i fundit, aq sa për të çuar topin matanë vijës fatale.

Barazim 1-1, zhgënjim? As që bëhet fjalë! Barazimi i Skënderbeut ësht2ë një sukses i madh, përtej mënyrës si shkoi ndeshja. Ishte rezultati i ëndërruar, tani në Elbasan do të “digjet” stadiumi.

Dinamo Zagreb – Skënderbeu    1-1

Shënues: Henrikez 9-+4′ / Latifi 38′

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Dumbia (Fioliç 81′), Moro, Gojak, Çoriç, Hoxhiç (Henrikez 77′), Fernandesh.

Trajner: Mario Cvitanoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Xhejms Adeniji 69′), Lilaj, Nimaga, Gavazaj (Muzaka 81′), Latifi, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Gojak 14′, Stojanoviç 36′ / Osmani 44′, Nimaga 50′

Gjyqtar: Andris Treimanis (Letoni)

EPISODET

94′ HENRIKEZ, BARAZON DINAMO! I pafat Skënderbeu!!! Kros në zonë, dy a tre goditje rresht aty dhe topi kalon vijën fatale, aq sa për të thyer Shehin. Mëkat!

90′ 5 MINUTA SHTESË!

89′ Latifi dhuron magji, kalon me finte një kundërshtar, nis përpara topin për një shok skuadre, por kupton gjithçka portieri kroat dhe largon me këmbë. Rast i bukur për Skënderbeun, i tëri pas prej minutash të tëra.

88′ Del debutuesi Soue, futet Bruno Dita.

84′ E PABESUESHME. Dinamo Zagreb humbet rast të artë, Shehi pret një gjuajtje nga pak hapa larg. Fat dhe super portier!

81′ Del Gavazaj, futet Muzaka.

75′ Krosim në zonën korçare, për fat askush nuk e prek topin.

69′ Del Osmani, futet Adeniji. Guxon Daja!

68′ Dominim kroat prej minutash të tëra, Skënderbeu nuk po shfrytëzon më kundërsulmet.

65’ Sulme të shumtë kroate, Skënderbeu mbrohet me të gjithë forcat, pa arritur të dalë përpara, edhe pse hapësirat në kundërsulm po bëhen të mëdha.

62’ Dominim kroat nëzotërim topi, por shumë gjuajtje jashtë. Moro provon me një gjuajtje ballore nga jashtë zonës, por edhe ai mbi traversë.

53’ Shehi del pa e prekur topin, fatmirësisht krosi përfundon jashtë.

51’ Gojak kros në zonën e Skënderbeut dhe Fernandes godet me kokë, por topi përfundon mbi traversë.

47’ Shehi shpëton portën nga një gjuajtje e Hoxhiç pas një kundërsulmi të shpejtë të sulmuesit të kroatëve.

NIS PJESA E DYTË

MBYLLET PJESA E PARË

Skënderbe fantastik! Kontroll i shkëlqyer i lojës, ritëm i ulët për të mbajtur nën kontroll Dinamon, qetësi dhe cinizëm, në pritje të rastit ideal. Rasti i erdhi atij që prisnin të gjithë, Liridon Latifit, i cili nuk gabon. Pjesa e parë fitohet nga Skënderbeu, tani duhet ruajtur ky ritëm.

44′ Karton i verdhë Osmani.

41′ Goditje dënimi, Fernandes nga distanca, por jashtë.

38′ GOL SKËNDERBEU, LATIFI. Kundësulm perfekt, super pasim nga Gavazaj, Latifi vetëm me portierin, gabon herën e parë, por topin e grushtuar e çon në rrjetë. Super Skënderbe!!!

36′ Zëvendësim i detyruar te Dinamo. Del sulmuesi Çoriç, i dëmtuar, futet Paviçiç.

36′ Karton i verdhë Stojanoviç.

33′ Pak emocione, lojë e ngadaltë: në stadium nisin fishkëllimat!

28′ Gavazaj humbet një top të rrezikshëm afër zone, por për fat gjuajtja e një kroati përplaset me mbrojtësat korçarë dhe rreziku largohet.

26′ Shumë minuta pa rreziqe në portat përkatëse. Ritëm i ulët, ashtu si i intereson Skënderbeut.

14′ Goditje nga këndi për Skënderbeun, por në daljen në kundërsulm Gojak shkakton faull ndaj Gavazajt. Karton i verdhë për kroatin. Gjuan Radas nga distanca, shumë fort, por grushton portieri kroat, duke devijuar në këndore.

10′ Gol Skënderbeu, anësori anulon. Pozicion jashtë loje? Jo, gabim i anësorit. Për të ardhur keq!

Slow situation at Dinamo - Skenderbeu

8′ Jashanica prek lehtë një futbollist kroat, që rrëzohet në zonë. Asgjë për arbitrin, por rrezikon Jashanica.

6′ Moro nga distanca, fuqishëm, por jashtë. Rrezikon Dinamo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online