Një muaj para startit, Kategoria e Parë me 4 stadiume në rregull

Me një njoftim zyrtar, FSHF ka lajmëruar se Kategoria e Parë është ende larg kompletimit të licencimit, sepse vetëm 4 klube janë në rregull me stadiumet përkatës.

Tirana, Vllaznia B, Bylis dhe Apolonia janë brenda të gjitha standarteve dhe komisioni i vleresoi që i plotësojnë tërësisht kushtet për t’u liçensuar.

Ndërkaq, klubet e Tërbunit, Besëlidhjes, Korabit, Kastriotit, Ilirisë, Burrelit, Dinamos, Erzenit, Besës, Egnatias, Naftëtarit, Tomorrit, Shkumbinit, Turbinës e Pogradecit përmbushin pjesërisht kushtet. Dhe për këto klube u lanë edhe detyrat për realizim të plotë të punëve në impiantet përkatëse për secilin, sipas mangësive që ka dhe që duhet të plotësojë përpara startit të kampionatit të Kategorisë së Parë në 16 shtator.

Një grup pune nga FSHF do të kalojë sërish në një inspektim në këto fusha në periudhën 25-31 Gusht, rreth plotësimit të këtyre mangësive të konstatuara më parë.

Ndërkaq, nuk dihet ku do të luajë Shënkolli: sezonin e shkuar plotësontë kriteret e licencimit, ndërsa tani “as mish e as peshk”, sepse nuk përmendet fare në raportin e Federatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online