Skënderbeu vijon marshimin, por sa rrezikon ndaj Luftëtarit!

Fitore 2-0, nga një gol në çdo pjesë, tre pikë që ruajnë kreun dhe shtojnë disi presionin mbi ndjekësit: Skënderbeu ka bërë gjithçka si duhej në ndeshjen e sotme kundër Luftëtarit, duke mos bërë asnjë gabim.

Megjithatë, nëse fillimi ishte perfekt, me një penallti të shndërruar në gol nga Lilaj, më pas Skënderbeu nuk është se mahniti. Lojën e ka, krijon raste e zbavit, por ashtu si ndaj Laçit, rreziku për të lëshuar pikë ishte shumë i madh. Kristal Abazaj goditi shtyllën në fillim të pjesës së dytë dhe Eri Lamçja humbi një rast të pabesueshëm i vetëm me Shehin në minutën e 78-të.

Nëse nuk shënon, do ta pësosh: ligji i pashkruar i futbollit goditi Luftëtarin dy minuta pas rastit të Lamçes, sepse i sapofuturi Gavazaj shënoi një gol fantastik, në një kombinim spektakolar me Xhejms Adenijin. Ishte goli i qetësisë, sepse aty përfundoi takimi dhe Skënderbeu vijon marshimin, ndërsa Luftëtari kthehet në shtëpi me pengun e madh të rasteve të humbura.

Skënderbeu – Luftëtari     2-0

Shënues: Lilaj 4′ pen., Gavazaj 80′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani (Nimaga 68′), Lilaj, Taku (Gavazaj 79′), Xhejms, Soue (Neshpor 84′). Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Zguro, Ramadani (Brahimaj 77′), Rapo, Abazaj (Zogaj 83′), Rroca, Bregu, Lamçja (Përgjini 80′). Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Aliti 53′, Vangjeli 66′ / Ruçi 4′, Ramadani 68′, Zguro 77′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Olsi Sokoli

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Myrteza Allkja

GOLAT

4′ Një penallti për Skënderbeun, një gafë nga Luftëtari. një kros në zonë, një mbrojtës kthen topin me gjoks te portieri Ruçi, por ky nuk e kupton në kohë dhe Xhejms Adeniji mbërrin i pari të topi. Kontakt mes tij dhe portierit, penallti sipas arbitrit. Ekzekuton Sabien Lilaj, gol! Perfekt mesfushori këtë sezon, 5 gola deri tani!

80′ Gavazaj futet dhe shënon! Mesfushori nga Kosova është lëvizja perfekte e trajnerit Ilir Daja, sepse pak minuta pasi Luftëtari shpërdoroi një rast të artë për barazim, Gavazaj, pas një kombinimi të bukur me Xhejms Adenijin, gjuajti bukur nga jashtë zone dhe shënoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online