Daja i pakënaqur, kritikon të tijtë: Kampionati fokus, jo Europa!

Pas ndeshjes së fituar ndaj Luftëtarit, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për “Supersport”, duke u ndalur te paraqitja, por duke shprehur pakënaqësinë edhe për faktin se pati ulje ritmi nga të tijtë.

Fitore 2-0, skuadra është kthyer makineri që funksionon më së miri. Megjithatë, pati lëkundje?

Kjo ishte një nga gjërat jo pozitive, pasi pas shënimit të golit që në start të ndeshjes, duhet të ishte motiv që të dilnim te loja jonë. Pashë që pas shënimit të këtij goli sikur e ulëm pak tempin dhe mu duk kështu nga bankina. Këto janë gjëra që nuk duhet të na ndodhin. Ndoshta, pas shënimit të penalltisë, djemtë menduan për transfertën në Beograd. Por, duke qenë se ne jemi të fokusuar në kampionat, nuk duhet të na ndodhë. Por, është edhe kundërshtari që duhet llogaritur dhe që luajti mjaft mirë dhe duet dora e trajnerit Lika. Kishim probleme, megjithatë, sepse shkonim me kohë mungesë dhe i jepnim mundësi kundërshtarit. Edhe mungesat bënë të vetën”.

Skënderbeu e mbyll që në dhjetor nëse vijon kështu, jeni dakord?

Nëse paraqitemi siç kemi bërë deri tani, natyrshëm që jemi në rrugën e duhur. Por, nuk do të thoja që është i mbyllur në dhjetor, pasi ende nuk është luajtur faza e parë. Nëse heqim pjesën e dytë në Kamzë, besoj se jemi forca e parë e kampionatit. Megjithatë, nisur nga sot që nuk jam i kënaqur, duhet ti bëjmë përgëzime edhe kundërshtarit.

Jashanica jashtë, rotacion, apo menduat dyshen Radas-Aliti. Skënderbeu në tranzicion?

Konstatimi për tranzicionin është i drejtë, sepse donim të dilnim mjaft shpejt. Jashanica kishte konfuzion muskulor ndeshjen e fundit dhe për të mos rënduar gjendjen, pasi është forcat e mira të ekipit në mbrojtje, menduam që me kontigjentin në dispozicion ti jepnim kohë më të madhe rikuperimi dhe mos ta aktivizonim të dëmtuar, duke mos patur lojtarë rezervë.

Bregu dhe Abazaj, pjesë e Skënderbeut?

Bregu dhe Abazaj janë kontingjent i Luftëtarit. Nuk më takon mua, si trajner i Skënderbeut, të trajtoj këtë çështje. Janë me perspektivë që të dy, por nëse do t’i përgjigjesha pyetjes, do të bëja atë që ka bërë stafi i Partizanit, që në mënyrë të palejuar, kur i kërkohet të flasë për Skëndebeun, trajtojnë Souenë sikur është i tyre, flasin. Nuk dua ta bëj edhe unë.

Shumë 11-të metërsha?

I kemi merituar, sepse asgjë nuk na ka falur njeri. Por, na kanë dhënë edhe kundër. Nëse shihet raporti mes atyre që kemi marrë dhe na kanë dhënë kundër, jemi të penalizuar. Ai është pjesë e lojës dhe sot m’u duk penallti e pastër. Gjithsesi them që më shumë 11-të metërsha na kanë dhënë kundër se sa kanë akorduar.

I referohesh Kukësit?
Me Kukësin, me Laçin në Korçë.

Përgatitja për Partizan Beogradit?

Për lojtarët nis nesër në drekë, ndërsa ne stafi që sonte në mbrëmje. Një pjesë të diferencuar, një tjetër me ritme të plota

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online