Skënderbeu teston një sulmues afrikan

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pasi ka mbyllur marrëveshjen edhe me Afrim Takun, Skënderbeu i ka përqendruar sforcimet e mëdha të merkatos për të përforcuar sulmin.

Në Superiore nuk ka sulmues të lirë, ndaj sytë janë jashtë Shqipërisë.

Pas malazezit Vujoviç, pritet një emër i nivelit të lartë, por dje Skënderbeu provoi një sulmues të ri afrikan.

Quhet Tendai Çitiza, është 21 vjeç dhe vjen nga Çelarevo, klub i divizionit të dytë serb. Çitiza ka luajtur prej marsit në Serbi, duke luajtur titullar e duke shënuar 2 herë në 14 ndeshje.

Tani sulmuesi nga Zimbabve tenton të bindë Ilir Dajën se vlen për të ardhmen, por me shumë gjasa, edhe nëse bind Skënderbeun, do të huazohet për një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *