Skënderbeu planifikon edhe tre miqësore përpara Superkupës

Pas fitores me Maliqin në debutimin e trajnerit Orges Shehi në stol dhe miqësores ndaj Renovës më 17 korrik, te Skënderbeu kanë planifikuar edhe tre teste të tjera.

Drejtuesit e klubit kanë përcaktuar se do të luhen edhe tre ndeshje, në mënyrë që stafi teknik të kolaudojë grupin, por edhe të krijojë një ide të saktë rreth futbollistëve të rinj që janë afruar në skuadër. Për momentin, nga tre miqësoret që do të luhen janë mësuar vetëm dy emra kundërshtarësh.

Fundjavën e ardhshme synohet të luhet një ndeshje, por emri i rivalit ende nuk është konfirmuar. Më datë 28 korrik në Korçë do të zbresë ekipi i Trepça ’89 që njihet për marrëdhëniet e mira me klubin bardhekuq.

Gjithashtu korçarët do të luajnë një ndeshje edhe ndaj Besës së Kavajës në qytetin e Durrësit, përpara zhvillimit të finales së Superkupës për vitin 2018. Një mënyrë që ekipi të jetë gati për startin e sezonit të ri, me shpresën se yjeve Radas, Muzaka e Vangjeli do ti shtohen edhe Osmani e Mici, për të parë sërish një Skënderbe pretendent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online