Skënderbeu nis sezonin me Mamurrasin, më 6 shtator

Drejtori Ekzekutiv Ilirjan Përmeti sqaron se ndeshja me Flamurtarin është afruar më 8 shtator, ndërsa 2 ditë para luhet Kupa e Shqipërisë

Leonard Trebicka

Drejtori Ekzekutiv i klubit “Skënderbeu”, Ilirjan Përmeti, dje ka qenë në zyrat e FSHF-së për të zbardhur kalendarin e ngjeshur të ekipit korçar deri në muajin dhjetor, që në fakt është me plot 28 ndeshje, pra me ngarkesë maksimale. Korçarët e kanë të qartë se do të luajnë ndeshje pa fund gjatë këtyre katër muajve. Drejtori Përmeti ka qenë në federatë pikërisht për zyrtarizimin e këtyre datave. Vetë drejtuesi i klubit juglindor deklaron se 7 ndeshjet e para do të luhen në harkun kohor të 25 ditëve, nga data 6 shtator deri në datën 1 tetor, ku do të ketë përballje të tre kompeticioneve (Superligë, Kupë Shqipërie dhe Europa League). “Sport Ekspres” zbulon edhe ndeshjen e parë zyrtare të sezoni të ri, që për Skënderbeun nuk do të jetë ajo ndaj Flamurtarit, por përballja për Kupën e Shqipërisë ndaj Mamurrasit.
Shorti i kupës ka rezervuar ndeshjen Skënderbeu-Mamurrasi, që do të luhet në Korçë të mërkurën e ardhshme, pra më 6 shtator, ndërkohë që risia tjetër ka qenë ajo e ndeshjes hapëse të kampionatit. Skënderbeu-Flamurtari nuk do të luhet më 9 shtator, por është afruar një ditë, pra luhet në datën 8 shtator. Këto e shumë të tjera kanë qenë të rejat, që janë mësuar dje në lidhje me ndeshjet e Skënderbeut.
PËRMETI – Pasi ka siguruar kalendarin me datat e caktuara për tre kompeticionet, drejtori ekzekutiv i klubit bardhekuq, Ilirjan Përmeti, për “Sport Ekspres” ka thënë: “Sapo kam mbyllur takimin në FSHF dhe mund të them se kemi zbardhur datat e ndeshjeve deri në muajin dhjetor. Do të jenë plot 28 përballje. Është një kalendar shumë i ngjeshur, por që nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me ne, pasi e kemi provuar edhe dy vite më parë. Kemi eksperiencën dhe të gjitha mekanizmat e klubit, që përpara një situate të tillë të kemi të njëjtat objektiva dhe t’i përballojmë në mënyrën më të mirë. Sigurisht, jam i bindur se do të marrim maksimumin. Klubi ka kohë që e ka filluar organizimin për këtë ngjeshje të ndeshjeve. Dihen lëvizjet e mëdha gjatë kësaj periudhe, transfertat, takimet për kupë, kampionat apo Europa League, por jemi të bindur se do të marrim maksimumin. Do ta përballojmë me sukses, sepse Skënderbeu ka njerëzit që e drejtojnë me një eksperiencë të madhe. Çdo njeri që do ta shikonte këtë kalendar, do të habitej, por ne do të ruajmë ekuilibrat, do të ruajmë energjitë tona, në mënyrë që në fund të dhjetorit të kemi arritur objektivat,” – ka deklaruar pas takimit në FSHF drejtori ekzekutiv Ilirjan Përmeti.

7 ndeshjet e para të
sezonit për Skënderbeun
6 shtator 2017
Skënderbeu-Mamurrasi (kupë)
8 shtator 2017
Skënderbeu-Flamurtari (kampionat)
14 shtator 2017
Dinamo Kiev-Skënderbeu (Europa League
18 shtator 2017
Kamza-Skënderbeu (kampionat)
23 shtator 2017
Skënderbeu-Partizani (kampionat)
28 shtator 2017
Skënderbeu-Jong Bojs (Europa League)
1 tetor 2017
Kukësi-Skënderbeu (kampionat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online