Skënderbeu, nesër miqësore me Pogradecin

Skuadra korçare ka vazhduar dje planin stërvitor dhe gjithçka ka shkuar mirë në lidhje me grupin e lojtarëve, që vazhdon të ketë mungesa, pasi disa janë të grumbulluar me kombëtaret. Për sot trajneri Ilir Daja ka planifikuar vetëm një seancë, ndërsa nesër paradite është programuar një ndeshje miqësore me Pogradecin. Kjo miqësore do të luhet në Korçë, në aneksin e stadiumit, në orën 10:30. Një test, që do ta ndihmojë më shumë Dajën për të parë gjendjen e lojtarëve të ardhur së fundi në ekip. Pas kësaj miqësoreje skuadra do të pushojë për një ditë e gjysmë. Pra të shtunën pasdite dhe të dielën lojtarët do të jenë të lirë, sepse nga e hëna e në vazhdim nisin përgatitjet për ndeshjet e njëpasnjëshme dhe për ta nuk do të ketë kohë për të pushuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online