Skënderbeu na nderon në Europë
Skënderbeu na nderon në arenën ndërkombëtare. Klubi korçar ia ka dalë mbanë të heqë qafe pa lodhje San Zhulian e Andorrës, mision i lehtë realisht, por fatin në short Skënderbeu e ka merituar, me rezultate.
5-0 ndaj San Zhulias, stërvitje para Kairat Almatit, lojë e gola, zhbllokim për sulmuesin Vujoviç, gola edhe nga Latifi. Më mirë se kaq, nuk ka ku të shkojë.
Tani duhet parë nëse Skënderbeu i Dajës është vërtet i aftë të kthehet në nivelet që ka pasur Skënderbeu vitet e fundit: Kairati është tjetër gjë, ka yje në ekip, por Skënderbeu nuk është amator.
E enjte, ora 20.30, Estadi Comunal – Andorra la Vella