Skënderbeu kompleton sulmin, vjen Robinjo

Skënderbeu po punon shumë për të përforcuar sulmin, ku nuk ka ende shumë emra, edhe pse janë Blerim Krasniqi e i kthyeri nga huazimi Oto Xhon. Të dy shumë të rinj, por te Skënderbeu kanë besim se investimi do të shpërblehet me punë e durim.

Tani klubi korçar bën edhe një goditje për të përforcuar sulmin, sepse nga Brazili do të vijë Robinjo Mota, emri sportiv i një sulmuesi 20-vjeçar që quhet Robson Renan da Kosta Mota.

“Korça sot” raporton se sulmuesi do të jetë të hënën në Korçë dhe do të prezantohet para mediave. Trajneri Orges Shehi ishte duke parë CV dhe videot e disa brazilianëve dhe francezëve dhe ka pëlqyer djaloshin brazilian, i cili në janar firmosi për Santa Kruz në Serinë C braziliane dhe pak muaj u huazua te Desportiva.

Robinjo është një sulmues i shpejtë dhe shumë teknik, që mund të ndihmojë shumë në sulm, ndonëse nuk shënon shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online