Kualifikimi i djeshëm i Skënderbeut ka sjellë të ardhura të konsiderueshme për klubin korçar, që deri tani do të arkëtojë jo pak, por 675 mijë euro në total nga UEFA, për mbërritjen deri në turin e tretë të Europa League.
Por nuk ka përfunduar këtu, sepse korçarët kanë synimin të shkojnë më tej. Duhet të kalojnë çekët e Mlladës dhe më pas edhe një kundërshtar tjetër për të shkuar në grupet e Europa League, si dy sezone më parë. Nëse e bëjnë këtë, fitimet do jenë shumë më të mëdha, por edhe kaq nuk është pak për ekipin e rikthyer me lavdi në Europë, pas një viti mungesë.
Kalimi i Mlladës do të vlejë edhe 245.000 euro, në rast se eliminohet më pas në play-off. Nëse fiton edhe në play-off… Më mirë të mos shkojmë aq larg, por në Korçë me të drejtë ëndërrojnë…