Skënderbeu jo thjesht për prestigj, sot në lojë miliona

Korçarët, me kalimin e turit të parë dhe pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League, kanë siguruar 440 mijë euro. Po kaq ka siguruar edhe Kairati, ndërkohë që skuadra që do të kalojë më tej, do t’i shtojë buxhetit të saj edhe 235 mijë euro të tjera. Sigurisht, milionat u interesojnë të dyja palëve. Synimi kryesor i Skënderbeut është të kalojë më tej, për të mbushur edhe më shumë arkën e klubit, pasi në total, nëse kualifikohet, shuma e përfituar shkon në 675 mijë euro.

Afërsisht 1 miliard lekë pritet të sigurojë sot në mbrëmje Skënderbeu, një shifër e lartë, por më parë duhet kaluar me sukses ndeshja me Kairatin. Mes milionave dhe lavdisë të pjesëmarrjes në evente të tilla, mbrëmja e sotme do të jetë më shumë se e zjarrtë. Skënderbeu apo Kairati? Kjo mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, në Korçë pritet të ketë spektakël sot në fushë dhe në shkallët e stadiumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *