“Skënderbeu i madh po vjen, presim të falet dënimi”! Shkëlzen Ruçi “i tërheq veshin” Dean Liços gjatë emisionit: Mos luajë shumë Call of Duty, ul kokën dhe puno

Skënderbeu arriti që të shpallet kampion në Kategorinë e Parë. Korçarët do të kthehen në elitën e futbollit shqiptar me misionin për të shkruar edhe njëherë historinë si dikur. Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari ishin të ftuar këtë herë dy lojtarë nga Skënderbeu, Shkëlzen Ruçi dhe Dean Liço. Fillimisht ishte portieri që tregoi për sezonin që sapo kaloi dhe pritshmërinë në Korçë për faljen e dënimit.

“Luzi ka meritën e saj që ne ia dolëm të dilnim kampion pasi ndali Dinamon. Rezultatet pozitive na vendosen disi në gjumë, kur ke shumë vetbesim fillon të tolerosh pak. Kjo ndikoi te ne, por falë zotit që ne u shpallëm kampion. E filluam pas janarit ringritjen tonë. Kishim vite që nuk luanim në Kategorinë e Parë, nuk e njihnim mirë. Tani do ta rikthejmë Skënderbeun aty ku i takon. Sekreti? Është puna e të gjithë skuadrës. Kur kalojnë vitet, eksperienca e portierit fillon të rritet. Orges Shehi përshembull kur shkoi 30-vjeç dhe ishte te Skënderbeu arriti kulmin e karrierës. Në fazën e parë kemi pasur shumë luhatje, kur humbëm edhe me Korabin në Peshkopi pastaj mendova se sezoni mund të shkonte në dështim. Biseda me Takajn? Kemi folur pak, më ka thënë se shumë shpejt pritet të falet dënimi. Tani duhet të shohim.”, tha Ruçi.

Nga ana tjetër Dean Liço u shfaq i kënaqur me paraqitjen personale dhe atë të skuadrës në tërësi. “Që kur kam qenë i vogël, ëndrra ime ka qenë të luaj me Skënderbeun. Jam shumë i lumtur që arritëm objektivat. Jam i lumtur për këtë sezon që kam bërë, por ka akoma për t’u përmirësuar. Kemi bërë sezon të mirë të gjithë, edhe unë. Kemi pasur pak vështirësi në fillim, por jemi ngritur më vonë. Kemi dhënë maksimumin tonë. Patëm edhe një festë të vogël pasi u shpallëm kampion”, tha Liço.

E teksa moderatori i emisionit i kërkoi Ruçit një kritikë për shokun e skuadrës, Liçon, portieri i Skënderbeut e kishte të qartë. “Të uli kokën të punoj, do të arrij në nivele të larta të kampionatit shqiptar, i them vetëm që të mos luaj shumë Call of Duty. Deani është më tepër fans i video-lojërave dhe duhet të shkëputet pak”, tha Ruçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online