Skënderbeu do të nisë nesër zyrtarisht përgatitet për edicionin e ri futbollistik. Korçarët kanë pretendime madhore, edhe pse janë në një luftë të hapur me UEFA-n pas dëmit që kjo e fundit i ka dhënë korçarëve për t’i përjashtuar për 10 vite nga Kupat e Europës.
Drejtimin e skuadrës do ta marrë Orges Shehi dhe nesër skuadra do të grumbullohet në Korçë. Fillimisht drejtuesit kishim menduar që fazën përgatitore ta zhvillonin në Greqi, në një zonë pranë Selanikut, megjithatë plani mund të ndryshojë. “Sport Ekspres” mëson se faza e kampionëve në fuqi mund të anulohet, pasi është e vështirë gjetja e kundërshtarëve për ndeshje miqësore. Ky konsiderohet një problem jo i vogël, çka mund t’i shtyjë juglindorët që të qëndrojnë në Korçë për fazën që kishin planifikuar. Megjithatë duhet pritur edhe pak për të mësuar vendim final, por të gjitha gjasat janë që faza të anulohet.
VANGJELI
Kristi Vangjeli mund të qëndrojë te Skënderbeu dhe ky është një lajm i madh për “ujqit e dëborës”. Mbrojtësi korçar mund të mos ndryshojë ambient, edhe pse prioritet për të është një aventurë jashtë vendit. Mësohet se sot në mbrëmje korçari do të ketë një takim me presidentin Ardian Takaj, ku do të diskutohet e ardhmja e tij. Me siguri, nëse nuk do të ketë një ofertë që kënaq kërkesat e tij nga jashtë vendi Vangjeli mund të vijojë aventurën në skuadrën e qytetit të tij të lindjes.
OSMANI DHE MICI
Dita vendimtare për Gledi Micin dhe Tefik Osmani pritet që të jetë nesër. Pas nisjes së seancës së parë sezonale të Skënderbeut do të shihet nëse dy mbrojtësit do të vijojnë të luajnë port juglindorët apo do të kërkojnë një aventurë të re. Mici ka oferta nga jashtë, ndërkohë që për Osmanin ka pasur interesa nga Teuta.