Zyrtare/ Vushtrria e gjen sulmuesin në Shqipëri

Para disa ditësh Samuel Nikaj postoi në rrjetet sociale një foto me portierin Erind Selmaj, i cili prej vitesh është pjesë e  Vllaznisë. I ka bërë një ofertë për t’iu bashkuar te Vushtrria në Kosovë. Synimi është i qartë: të ngjiten në Vala Superliga e Kosovës.

Klubet e atjeshme dukshëm i kanë rritur pagat dhe janë të shumtë futbollistët që po lëvizin përtej kufirit. Trajneri Nikaj ka piketuar disa lojtarë nga kampionati ynë dhe njëri prej tyre luan në sulm dhe është aktivizuar në Kategorinë e Parë kryesisht.

“Sport Ekspres” raportoi pak ditë më parë se Anton Lleshi, sulmuesi lezhjan që sezonin e fundit e mbylli me Korabin, ishte pranë marrëveshjes me drejtuesit e klubi të Vushtrisë. Sot ka ardhur dhe zyrtarizimi, pasi ka qenë vetë 25-vjeçari që e ka njoftuar transferimin përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”.

Sulmuesi realizoi 3 gola me Korabin dhe 2 me Ilirinë në edicionin e fundi,  ndërsa në sezonin 2015-2016 ka shënuar plot 17 gola. Tani vjen një aventurë e re për Lleshin, i cili duhet të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online