Skënderbeu “autostradë”, short ferri për Tiranën, Partizani me rival bullgar

Skënderbeu pritej të kishte short mjaft të lehtë dhe ashtu ka ndodhur, sepse korçarët do të ndeshen me Santa Hulian nga Andorra, klub amator dhe pa asnjë shans në Europë.

Nuk ka pasur fare fat Tirana në shortin e turit të parë në Europa League, sepse ka “peshkuar” Makabin e Tel Avivit.

23 herë kampion i Izraelit, për herë të fundit në vitin 2015, Makabi ka një skuadër me vlerë prej 23 milionë eurosh, dhjetëra herë më shumë se Tirana, ndaj nuk ka nevojë për koment.

Edhe Partizani nuk ka qenë me shumë fat, sepse do të ndeshet me Botevin e Plovdivit, skuadër bullgare, dy herë kampione e vendit dhe fituese e Kupës së Bullgarisë.

Një rival shumë i vështirë edhe për Partizanin, që do ta luajë në Shqipëri ndeshjen e vajtjes.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 29 qershor dhe të kthimit një javë më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online