Skënderbeu arkëton të paktën 3.24 milionë euro

Një pasuri, buxheti i 3-4 sezoneve bashkë. Skënderbeu në muajt e verës, atëherë kur gjithë klubet e tjera shqiptare bënin plazh ose eliminoheshin vetëm pas një turi, ka ndërtuar një “mur” me para, që e distancon dukshëm nga gjithë klubet e tjerë. Korçarët i kanë bërë mirë llogaritë dhe Takaj e tha pas ndeshjes: “Rruga e duhur është suksesi në Europë. Vetëm ashtu mund të ndërtosh një klub solid, me themele të forta dhe të ardhme të madhe”. Tani Skënderbeu numëron milionat: janë plot 3.24 milionë euro të ardhura nga UEFA, në rast se e mbyll fare pa pikë fazën e grupeve. Kalimi i Dinamos ka vlejtur 2.6 milionë euro dhe ky është ndryshimi i madh nga mbërritja deri në play-off. Nëse pastaj vjen ndonjë short i favorshëm dhe Skënderbeu kap ndonjë fitore, shifrat bëhen edhe më të jashtëzakonshme, sepse një fitore në grupe vlen 360 mijë euro.

SHIFRAT

215,000 euro për turin e parë kualifikues

225,000 euro për turin e dytë

220,000 euro për turin e tretë

2.6 milion euro për pjesëmarrjen në grupe

FITIMET E MUNDSHME NË GRUP

360,000 euro për çdo fitore dhe 120,000 euro për çdo barazim

600,000 euro për fituesin e grupit dhe 300,000 euro për vendin e dytë në grup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online