Ka entuziazëm te Lushnja, shënjestrohet Skënderbeu         

Pas fitores në Kukës, myzeqarëve u është hapur “oreksi” për të marrë pikë edhe ndaj korçarëve në fundjavë

Arjan Likja

Askush nuk e mendonte se Lushnja do të kthehet me 3 pikë nga fusha e Kukësit, por kjo ndodhi vërtet dhe skuadra e trajnerit Hysen Dedja bëri surprizën e madhe. Ishte fitorja e parë e verdhejeshilëve me trajnerin shkodran në stol dhe që pritet të pësohet nga rezultate të tjera pozitive në vazhdim të kampionatit. Synimi i lushnjarëve është që të marrin sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura të fazës së dytë dhe pas merkatos së dimrit, skuadra të jetë më kompetitive.

ENTUZIAZMI – Patjetër që fitorja në Kukës ka sjellë entuziazëm në kampin lushnjar, pasi nuk është aspak e lehtë të shënon tre gola në fushën e kampionëve në fuqi. Kjo tregon qartë se Lushnja ka forca për të bërë më shumë në këtë kampionat. Tani ka 8 pikë në tabelën e renditjes dhe sërish qëndron në vendin e fundit, por shpresat janë rritur për të ardhmen. Në fakt, edhe në ndeshje të tjera Lushnja ka prodhuar futboll, por i kanë munguar ato që janë më të rëndësishme, pikët. Të gjithë pranojnë faktin se skuadra vuan mendësinë e inferioritetit dhe nuk beson aq sa duhet në forcat e veta. Pritet që atmosfera entuziaste pas fitores me Kukësin të shfrytëzohet në maksimum.

SKËNDERBEU – Kundërshtari i radhës në kampionat për Lushnjën është Skënderbeu, ekipi kryesues. Kuptohet që do të jetë shumë e vështirë për ta mundur këtë kundërshtar, por fakti që skuadra vjen nga një fitore e madhe dhe që luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”, bën që në kampin myzeqar të ketë besim për një tjetër rezultat pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online