Skënder Gega flet për herë të parë dhe hedh thumbat: Në Shqipëri i bëjnë vetë të gjitha! Kukësi? Njeriu mëson…

Skënder Gega e ka marrë përsipër detyrën e re në Jordani, për të firmosur me skuadrën e Al Faisaly. Trajneri shqiptar ishte pranë nënshkrimit me Kukësin, por duke u nisur edhe nga fjalët e tij për “Supersport” gjatë ditës së sotme, propozimi i tij ka rënë ndesh me ato që kanë pasur Gjici dhe Nexhipi. Ndërkohë nuk ka kaluar edhe pa “thumba”, me Gegën që tregon rëndësinë e menaxherve të futbollit, por që në Shqipëri i bëjnë klubet vetë të gjitha gjërat.

“Në Jordani më ka dërguar menaxheri dhe miku im, Ilir Halili. Në Shqipëri ekipet i bëjnë vetë të gjitha, kontaktet me lojtarët dhe gjithçka tjetër.Kam ardhur në një ekip kampion dhe me shumë histori. Firmën e kam hedhur në letër përpara dy ditësh. Nëse do të duhet, duke parë edhe nevojat në klubin e ri, do të merrja çdo lojtar shqiptar që e meriton për ta sjellë këtu. Kukësi? Njeriu mëson kur kalon një moshë, nuk dua t’i kthehem gjërave. U ula me Nexhipin dhe Gjicin, ata morën vendimin e tyre dhe shpresoj t’u eci mbarë. Nuk kam asnjë armik në Shqipëri”, ka thënë Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online