Lehtësim për rivalët e Tiranës, Juventusit dhe Barcelonës! E thotë vetë kreu i UEFA-s: Janë lajme të rreme! Nuk mbyllen kampionatet

Prej disa kohësh kryesisht në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se kampionatet do të mbyllen në mënyrë të parakohshme, për të shpallur fitues ata që janë në vend të parë aktualisht. Më konkretisht do të ishte Juventusi që fitonte Skudeton e parakohshme me një pikë më shumë se Lacio, ndërsa Barcelona do e merrte titullin me dy pikë më tepër se Reali.

Sa i përket Superiores, Tirana do të fitonte titullin. Megjithëse ka një shkëputje më të madhe, por sërish do të kishte polemika, ndërsa Kukësi shpreson ende tek “e pamundura”. Vetë numri një i UEFA-s, Ceferin, e thotë prerë se nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë.

“Po unë kam dëgjuar disa lajme të rreme se UEFA do të këshillojë kampionatet që mbyllen tani dhe të shpallen fituesit me ata që janë në vendin e parë aktualisht. Unë mund t’ju them se kjo nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është që të mbyllen kampionatet dhe nuk kemi rekomanduar asgjë të tillë, që të mbyllen para kohe, në asnjë vend. Kalendari do të jetë i vështirë dhe i lodhshëm edhe për lojtarët, ndërsa kemi vende të ndryshme që i kanë nisur kampionatet e tyre në kohë të ndryshme.

Kjo që ka ndodhur ndikon te klubet, ndikon te lojtarët, ndikon edhe tek ne në UEFA. Por toka jonë e përbashkët është në rrezik dhe ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të lëmë pas idetë tona egoiste. Kam gjetur mbështetjen e të gjithëve deri tani, që janë treguar të kuptueshëm dhe miqësor, duke u solidarizuar me këtë gjendje.

Fola edhe me presidentin e FIFA-s dhe i thashë se Europiani do të shtyhej në 2021. Kam edhe një mendim tërësisht personal, se Botërori i klubeve nuk do të luhet, është zgjidhja e vetme”, ka thënë Ceferin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online