Dashuronte Trapatonin se vërshëllente, Bufon “shokon” juventinët: Nisa të simpatizoja Interin dhe ekipet provinciale

Xhan Luixhi Bufon është një nga ikonat e futbollit botëror dhe për vite e vite me radhë ka qenë ndër më të mirët në rolin e tij, ku gjatë karrierës së tij ka prekur me duar shumë trofe të rëndësishëm. Legjenda e bardhezinjve tashmë është në izolim ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të Juventusit si dhe gjithë bashkëkombasit italianë.

Bufon foli së fundi për “Në shtëpi me Juventusin” që u transmetua në kanalin e klubit bardhezi. Por legjenda e “Zonjës së Vjetër” duket se ka befasuar disi gjithë tifozët juventinë, pasi ka zbuluar një detaj që këtyre të fundit me shumë gjasa nuk u ka pëlqyer shumë, duke thënë se në të shkuarën ka pasur simpati për Interin e kjo për shkak të Trapatonit.

“Unë po ju them se si fëmijë rrugëtimi im si tifoz është i veçantë: për 4-5-6 vjet isha super tifoz i Juventusit dhe u dashurova me Trapatonin sepse ai vërshëllente. Unë mbështeta Juven por pashë idhullin tim te Trapatoni. Kur ai shkoi te Interi, unë hezitova, madje edhe duke simpatizuar pak për Interin. Pastaj u ktheva nga atje dhe fillova të brohorisja ekipet provinciale: Pescara, Como, Avellino. Më pas në 12 vjet Xhenova më tërhoqi në këtë jetë si një tifoz i interesuar. Atëherë e gjithë kjo në fund ju bën të kuptoni se sa të rëndësishëm janë figurat si fëmijë, idhulli im ishte Trapatoni”, ka deklaruar Bufon./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online