Skena të pazakonta nga PSG/ Neymar i mërzitur se shënoi gol, tifozët e vërshëllejnë bashkë me Mesin dhe kur gjejnë rrjetën

Skena tërësisht të pazakonta janë ato që vijnë nga stadiumi i PSG. Gjigandët francez u rikthyen që të luanin në kampionat kundër Bordo pas eliminimit të bujshëm ndaj Realit të Madridit. Që në minutën e parë kur u shfaqën emrat në ekran të lojtarëve, tifozët kanë vërshëllyer të gjithë futbollistët, më veçanërisht Mesin dhe Neymar. Por duartrokitje të mëdha ka pasur për Mbape. E për të vazhduar më tej, vërshëllimat janë dëgjuar në çdo moment kur Neymar dhe Mesi kapnin topin. Në minutën e 52, Lionel Mesi hapi një korridor të bukur për Hakimin.

Ylli argjentinas u shoqërua edhe në këtë moment nga vërshëllimat e shumta të tifozëve të PSG. Më pas ishte Neymar që tundi rrjetën, ku zgjodhi të mos festonte duke e shfaqur hapur mërzinë e tij teksa goditi sërish rrjetën me topin që e kishte kalur vijën më herët, si për të shfryrë dufin. Disa duartrokitje nisën pas këtij golit, por menjëherë pasi u kuptua se ishte Neymar autori, tifozët nisën të vërshëllinin sërish po aq fort sa më parë dhe vetë komentatori e shmangu përsëritjen e emrit të brazilianit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online