Skena që Anfield nuk i mban mend! Tifozët e Liverpul u ngritën në këmbë dhe duartrokitën lojtarët e Atalantës pas ndeshjes

Mbrëmjen e djeshme futbollistët e Atalantas arritën një fitore të madhe në transfertë ndaj Liverpoolit. Skuadra nga Italia fitoi 3-0 në Anfield dhe kështu arriti një rezultat të shkëlqyer para ndeshjes së dytë.

Ishte një nga ndeshjet më të këqija të lojtarëve të Liverpool-it që kur erdhi Klop dhe tifozët e kësaj skuadre ishin veçanërisht të pakënaqur me ndeshjen.

Siç raportojnë mediat angleze, tifozët e Liverpool-it, ata që qëndruan në stadium deri në fund të ndeshjes, u ngritën në këmbë dhe duartrokitën lojtarët e Atalantës.

Duartrokitjet për lojtarët kundërshtarë nuk janë diçka që shihen shpesh në botë, përfshirë edhe në Anfield, por më së miri kjo tregon se si luajti skuadra nga Italia kundër Liverpulit.

Një numër i madh i tifozëve të Liverpool-it u larguan herët nga loja. Disa dolën në pjesën e parë, por një numër shumë më i madh doli kur skuadra e tyre pësoi golin e tretë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/