Skaneri i Rrakllit: Renditja e Superiores reale, ja çfarë i rikthen tifozët në stadiume!

Edhe pse jeton mes Gjermanisë e Shqipërisë, ish-sulmuesi i Kombëtares sonë, Altin Rraklli, deklaron se në futbollin shqiptar ka ndryshime, por ende ka edhe dukuri të mbartura nga sezonet e kaluara. Për SportEkspres.com, kavajasi deklaroi se dy skuadrat ku ai ka luajtur në Shqipëri, Besa dhe Tirana, janë shumë më dobët se në kohën e tij.

Por, Rraklli ndalet edhe në dënimet kolektive të tifozerisë, që aktualisht i kanë zbrazuar stadiumet shqiptare. “Nuk do të ishte korrekte të dënoheshin të gjithë tifozët, nëse gabimin e bëjnë 3-4 prej tyre. Por a ka mundësi që sistemet e stadiumeve të verifikojnë shkaktarët te tifozët? Kjo mbetet dilemë e madhe për kushtet që kanë stadiumet në Shqipëri, prandaj je i detyruar deri diku ta marrësh vendime kolektive”, kështu deklaron Rraklli në këtë intervistë.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Duke qenë mes Shqipërisë e Gjermanisë, e ndiqni ritmikën e futbollit shqiptar?
-Natyrisht që e ndjek dhe më shumë më tërheqin ndeshje specifike ku luajnë skuadra që luftojnë për titullin kampion. Por edhe ndeshjet e tjera janë bërë interesante dhe i ndjek më shumë në TV. Kur ndodhem në Shqipëri shkoj çdo javë në stadium. Kam shumë nostalgji.

Ju jetoni në Gjermani, po në futbollin shqiptar, Kombëtarja apo Superiorja ju tërheq më shumë?
-Ndeshjet e Kombëtares patjetër që tërheqin më shumë logjikisht, sepse është ekipi kombëtar, plus edhe fakti që kam qenë gati një jetë pjesë e kësaj skuadre. Ato më afrojnë më shumë, por profesioni më zgjon nostalgjinë që të dyja t’i ndjek sa herë që të më jepet mundësia.

Besa si skuadra juaj mëmë dhe Tirana ku keni luajtur, si janë aktualisht krahasuar me kohën tuaj?
-Janë shumë më dobët se në kohen time, krahasuar me 10 apo 13 vite më parë. Sepse Besa në atë kohë renditej në 3-4 vendet e para dhe e fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë, ndërsa Tirana ishte kampione absolute, sot renditet nga fundi i tabelës së Superiores. Uroj të kthehen sa më shpejt në vendin që u takon.

Kategoria Superiore i ka mbyllur dy fazat e para, mendoni se renditja tregon vlerat reale të secilës skuadër?
-Kampionati është akoma i gjatë për të dalë në konkluzion se sa vlera ka çdo skuadër, por ka një logjikë të qartë, se për sa kohë nuk ndikojnë faktorë të tjerë siç është arbitrimi apo tolerimet, renditja është e merituar. Kjo vlen më shumë në fund të kampionatit.

Po ecurinë e garës në Kategorinë Superiore për dy fazat e tjera të kampionatit, si e mendoni?
-Këtë sezon janë disa skuadra që po tregojnë nivel dhe qëndrueshmëri, në ndryshim me sezonet e kaluara. Kjo e ka rritur sado pak cilësinë e kampionatit. Parë kështu, unë mendoj se do të jetë një garë e fortë deri në fund, si për kampion, ashtu edhe për zonën UEFA dhe rënien nga kategoria.

Mendoni se tifozët duhet që vetëm të dënohen kolektivisht e të zbrazen stadiumet, apo të gjenden forma për t’i afruar në stadium?
-Është paksa e vështirë në të dy rastet. Sepse nuk do të ishte korrekte të dënoheshin të gjithë tifozët, nëse gabimin e bëjnë 3-4 prej tyre. Por a ka mundësi që sistemet e stadiumeve të verifikojnë shkaktarët te tifozët? Kjo mbetet dilemë e madhe për kushtet që kanë stadiumet në Shqipëri, prandaj je i detyruar deri diku ta marrësh vendime kolektive.

Superiorja së shpejti kthehet në Ligë Profesioniste, mendoni se kjo strukturë do ta rritë nivelin e futbollit të elitës në Shqipëri?
-Si teori, patjetër që Liga Profesioniste është zgjidhja më e mirë për ecurinë e futbollit në Shqipëri, por sa të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm e seriozë do jenë njerëzit që do e udhëheqin këtë strukturë?! Këta t’ia lemë kohës.

Në cilët tregues duhet të punohet më mirë për vazhdimësinë e këtij sezoni?
-Në futbollin shqiptar më shumë mendohet për mbrojtjen, se sa për sulmin. Ndryshe në këtë sezon po shikoj lojë më sulmuese dhe nuk doja ta quaja rastësi, por duhet që të prodhohej dhe të tentohej më shumë në lojën sulmuese. Sepse tifozët i tërheq goli që ata të kthehen në stadiume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online