“Skaneri” i Maldinit: Impakti i CR7 dhe rritja e Serisë A

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, dha një intervistë për mediet angleze. Ai vuri në pah ndryshimet që do të ketë Seria A me afrimin e Kristiano Ronaldos. Zyrtari i Milanit mendon se portugezi do të ndryshojë situatat në kampionatin italian.

“Ne nuk kemi investimet që kemi patur në vitet ’99 dhe 2000. Afrimi i Ronaldos do të ketë një impakt të madh në mënyrën sesi njerëzit do të shohin Seria A-në, lojtarët, sponsorët dhe mbështetësit. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të botës për një kohë të gjatë. Portugezi u afrua në këtë kampionat, prandaj të tjerët do e ndjekin.

“Vitin e kaluar ne pame se si u rrit interesi për kampionatin sërish. Roma ishte në gjysmëfinalet e Champions Leagues kundër Liverpulit dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në takimin e dytë. Napoli shtyu Juventusin për titullin me një futboll shumë të bukur dhe ndjeva se ishte starti i diçkaje.

“Ardhja e Ronaldos dhe tani ka më shumë sy në merkato. Mendoj se ka disa ekipe në botë që nuk kanë buxhet të çmendur në merkato për të bërë lëvizje të tilla, por veprojnë me zgjuari. Ne italianët jemi të zgjuar, duhet t’i përdorim njohuritë tona”, – u shpreh Maldini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *