Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, ka folur për grupin që i rezervoi shorti Shqipërisë në kualifikueset e “EURO 2020”. Shkodrani vuri theksin te fitoret me Moldavinë dhe Andorën, skuadra që duhen mundur me çdo kusht dhe të synohet vendi i tretë.
“Nëse analizojmë grupin, çfarë mendon Islanda dhe Turqia. Ata duan vendin e dytë. Franca është veç, nuk kanë ndryshime nga Botërori. Ju ikën vetëm Zhiru. Me ta kemi luajtur vetëm një ndeshje zyrtare. Kemi zhvilluar më pas miqësore. Na kanë mundur në ’90, 0-1 dhe 5-0. Me Islandën i kemi humbur dy ndeshjet zyrtare. Po flas për rezultatet, atje shënuam dhe na bënë dy”.
“Me Turqinë kemi luajtur miqësore. Mendoj se duhet të llogarisim 12 pikë me Moldavinë dhe Andorën. Nëse vazhdojmë me këtë gjendje, edhe Islanda nuk ka dalë mirë, me ndryshimet që do të bëjmë të shkojmë në vendin e tretë. Islanda ka marrë pjesë në botëror, edhe Turqia. Ne duhet të marrim 12 pikë fillimisht”.
“Ata nuk e kanë problem të futin lojtarët që luajnë jashtë. Ne na vijnë pa luajtur dhe pretendojmë të luajnë mirë. Ata s’i kanë problemet që kemi ne. Të dyja ekipet nuk kanë bërë mirë në Nations League. Franca dobët? Është tjetër histori. Ne kemi probleme, luajnë apo jo, por edhe probleme dëmtimesh. Kemi Roshin, Abrashin të dëmtuar”.