Skandaloze/ “Gjithçka po shkon sipas planit”! Federata e sportit që fitoi urrejtjen e gjithë botës, mbështet Rusinë dhe mburret me organizimin

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) ka fituar urrejtjen e gjithë botës me një deklaratë të vetme. E gjithë bota e sportit ka reaguar ndaj Rusisë për push.timin që po i bën Ukrainës. Megjithatë, FIVB nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar organizimin e kampionatit botëror të volejbollit të këtij viti, ngjarja do të mbahet në Rusi.

Për më tepër, mburret me përgatitjet për Botërorin e volejbollit. “FIVB po punon ngushtë me federatën ruse të volejbollit dhe komitetin organizativ të Volejbollit 2022 në përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme të volejbollit dhe volejbollit të plazhit që do të zhvillohen në këtë vend. Gjithçka po shkon sipas planit”, shkruante deklarata e FIVB për agjencinë Reuters.

“Megjithëse FIVB beson se sporti duhet të mbetet i ndarë nga politika, ne po monitorojmë nga afër situatën për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve në ngjarjet tona. Ky është prioriteti ynë”, përfundon deklarata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *