Skandali/ Zbulohen prapaskenat, lojtarët e Francës u lumturuan se Benzema humbi Botërorin e Katarit

Ky duhej të ishte Botërori i Benzema pasi fitoi Topin e Artë. Por nuk ndodhi kështu, sulmuesi i Realit ishte i pafat dhe mungoi për shkak dëmtimi.

Te Franca nuk janë mërzitur shumë për të, përkundrazi, janë më të lumtur. Media prestigjoze L’Equipe zbulon se kur “gjelat” u grumbulluan për nisjen e Botërorit, vetëm dita e parë kishte harmoni dhe batuta në grup.

Ishte ajo pa Benzeman. Sapo do të vinte lojtari i Realit, do të mbizotëronte heshtja. Dukej qartë se shokët e tjerë të ekipit nuk kishin ndonjë simpati të madhe për të. I vetmi që ka ndierë dhembshuri dhe u mërzit nga dëmtimi i Benzema ishte Thuram. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *