Skandali/ Politika kërkon futbollin! Përshkallëzon situata me marrjen e kartave të identitetit, Tom Doshi provon ndërhyrjen në zgjedhjen e FSHF

Zgjedhjet e FSHF do të zhvillohen në këtë gjashtë mujor të parë të këtij viti, por situata ka nisur që të përshkallëzohet që në ditët e para të janarit. Dy kandidatët kryesor të kësaj gare janë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha. “Newsport” ka raportuar lajmin se Tom Doshi ka tentuar që të ndërhyjë në vendimmarrje. Mënyra? Aktualisht është duke vazhduar puna për të zgjedhur kryetarët e Shoqatave Rajonale të Futbollit që në fund do të kenë të drejtën e votës për president të FSHF.

Federata ka njoftuar se zgjedhjet për kryetarin e Shoqatës Rajonale në Shkodër janë shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19, por në fakt “Newsport” shkruan se arsyeja e vërtetë është Tom Doshi dhe njerëz me influencë në politikë që kanë marrë kartat e identitetit të 13 anëtarëve me të drejtë vote të Shoqatës Rajonale të Shkodrës, duke i diktuar zgjedhjen e tyre për kryetarin e Shoqatës Rajonale të Shkodrës. Politika kërkon edhe futbollin! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online