E pabesueshme/ Përralla e Geraldo Bajramit në Angli! Ekipi i Kategorisë së 6 eliminon Reading të Championship, jashtë fantazisë

Geraldo Bajrami ka qenë një tjetër element që ka spikatur së tepërmi te Shqipëria U-21. I rritur te Birminghami dhe me shiritin e kapitenit tek të rinjtë, karriera e këtij mbrojtësi me shumë potencial për të ardhmen nuk vazhdoi ashtu siç pritej. Aktualisht Bajrami është pjesë e Kiddermanster, që luan në National League North, e thënë më thjeshtë, Kategoria e 6 e futbollit në Angli. Por ky nuk përbën lajm pasi ekipi i Bajramit është i ditur prej kohësh.

Ajo që duhet të vendosim në dukje është çmenduria që ofron futbolli anglez. Geraldo Bajrami ka luajtur si titullar dhe për 90 minuta të plota në “çmendurinë” që tejkalon çdo imagjinatë. Kiddermanster ka mundur me shifrat 2-1 dhe ka eliminuar nga “FA Cup” një emër të njohur të Championship si Reading.

Festa ishte e jashtëzakonshme në dhomat e zhveshjes dhe me të drejtë. Jo pak, por 4 Kategori ishte diferenca mes dy ekipeve dhe në fund fitoi ekipi që gjendej në Kategorinë më të ulët. Në çdo rast tjetër do të pritej një humbje turpëruese, por futbolli anglez është jo më kot më i forti në botë. Në momentin që mendon se fitorja mund të merret më lehtë duke parë emrin e rivalit, pikërisht atëherë ke firmosur humbjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online