Armand Duka ishte në një lidhje live në emisionin “Opinion” ku ka folur menjëherë pas shpërthimit në banesën e tij. “Nuk mu duk e udhës që ta denoncoj në polici këtë rast, nuk kisha ndonjë shpresë se policia do të bëj ndonjë gjë në këtë ngjarje, as këta 30 policë që janë këtu. Autori kush e di se ku po bredh me kalë tani.
Kam qenë në stadium për ndeshjen Dinamo-Tirana dhe më thanë nga familja që shpërtheu tritoli. Uroj shumë që të mos ketë lidhje me Veliajn. Më ka ardhur edhe një mesazh kër.cënues para disa ditësh. “Ti luan me dy standarte, ti tallesh me lekët tona.
Jep dorëheqjen për 24 orë ose 60 plumba i ke në kokë. Betimi është bërë”. I ktheva përgjigje në fakt por nuk shkoi se kishin mbyllur numrin. Ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë se u kontrolluam”, u shpreh Duka.
I pyetur nëse do të kandidoj për një mandat të 6 në FSHF, Duka është shprehur: “Nëse ky ishte një paralajmërim për mua që të mos kandidoj, do të kandidoj. Nëse nuk ishte paralajmërim për mua, do ta mendoj”, tha Duka. /Sport Ekspres/