“Bashkia Tiranë është aksionere në mënyrë të paligjshme”, Topçiu: Një bashki nuk mund të ndjekë jetën juridike të një organi të pavarur prej saj

Aldi Topçiu ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Opinion“ në “TV Klan” përballë nënkryetarit të Bashkisë Tiranë për të folur mbi zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit si dhe ato të FSHF-së, që do të mbahen në fillim të muajit mars. Drejtori juridik i Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpjeguar se është në të drejtën e insitucionit më të lartë të futbollit në vend që të ndjekë jetën juridike të anëtarëve të vetë. Ndërkohë, Topçiu ka theksuar se është në kundërshtim me ligjin që një bashki të ndjekë jetën juridike të organeve që janë të pavarura prej saj.

“Federata është e para e interesuar për mbarëvajtjen e punimeve të çdo asambleje të të gjithë anëtarëve të saj, jo vetëm të shoqatave rajonale. Pra, është në të mriën e të gjithëve që procesi të jetë legjitim dhe i rregullt. Çdo mbledhje është e asistuar nga një noter publik, i cili legjitimon mbledhjen. Përse u zhvilluan zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në zyrtar e FSHF-së? Është shtëpia e futbollit ajo tokë. Unë po aludoj që po ndikon Bashkia Tiranë, pse qenka njëra më e vërtetë se tjetra?

Është në të drejtën e Federatës të ndjeki jetën juridike të anëtarëve të saj. Përkundrazi, është në kundërshtim me ligjin për një bashki që të ndjeki jetën juridike të një organi që nuk varet prej tij, nuk financohet prej tij dhe nuk është anëtar i rij. Është aksionere në mënyrë të paligjshme, sepse ligji e detyron ti shesi ato aksione. Ne sot nuk po marrim një përgjigje përse nuk po i shet, sepse kemi edhe një aksioner mazhoritar që mund të jetë i interesuar t’i blejë“, ka shpjeguar Aldi Topçiu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online