Skandali i madh i zbuluar në Francë, PSG paguante njerëz që të ofendonin lojtarët e tyre me profile fallco

PSG ka marrë një akuzë të rëndë për krijimin e dhjetëra mijëra profilesh të rreme për të shpifur, akuzuar si mediat ashtu dhe lojtarët që dëshironin të largoheshin pa dëshirën e drejtuesve të skuadrës. Sipas medias “Mediapart” klubi francez krijoji një agjensi për krijimin e këtyre profileve.

Megjithatë, kjo akuzë është refuzuar menjëherë nga skuadra kampione e Francës, të cilët përgënjeshtruan menjëherë lajmin. “Ne kurrë nuk kemi punësuar një agjenci për të dëmtuar njerëzit apo institucionet. Klubi punon për të promovuar dhe festuar punën e shkëlqyer të njerëzve të PSG-së, skuadrës dhe partnerëve të tij”,- thuhet në deklaratën e PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *