UEFA nuk duron më dhe merr vendimin zyrtar, kjo Kombëtare i zhvillon ndeshjet e shtëpisë në shtet tjetër

Gjibraltari do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në Portugali. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga Federata e Futbollit të atij vendi. Ky vendim u mor pasi autorizimi i posaçëm i UEFA-s që lejonte Gjibraltarin të luante në stadiumin e vjetëruar Victoria, skadoi. Puna e rinovimit të atij stadiumi është planifikuar për mesin e vitit 2023, ndaj kjo Kombëtare duhet të gjejë një stadium të ri.

UEFA u tregua disi zemërgjerë, edhe pse stadiumi nuk plotësonte shumë kushte. Një përjashtim ishte dhënë me kusht që punimet në stadium të nisin në sezonin 2020/21, por për shkak të Korona.virusit, planet u prishën. UEFA e zgjati afatin, por as ai nuk u respektua. Për këtë arsye ndeshjet e Gjibraltarit që duhej të luheshin në shtëpi, tanimë do të zhvillohen në Portugali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online