Tifozët shpërthejnë me komente, Katari falenderon publikisht Putin dhe tregon se Rusia po e ndihmon me Botërorin

Ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe reagime të shumta shkaktoi falënderimi për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në samitin në Kazakistan, emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, foli me Putinin, të cilin e falënderoi drejtpërdrejt për mbështetjen në organizimin e Botwrorit.

“Pasi Rusia organizoi një Botëror shumë të suksesshëm në 2018, miqtë tanë nga Rusia na dhanë një mbështetje të madhe në organizimin e Botërorit të ardhshëm. Ne jemi mirënjohës dhe krenarë për këtë marrëdhënie dhe bashkëpunim që do të zgjasë deri në fund të Kupës së Botës. Unë jam shumë i lumtur që të shoh, president. Faleminderit”, i tha Al Thani-Putinit.

Biseda e tyre shkaktoi reagime të shumta nga tifozwt, të cilët në masë të madhe postuan komente në rrjetet sociale për të bërë të ditur se ishin të neveritur nga marrëdhënia mes emirit të Katarit dhe Putinit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online