Skandali i Botërorit 2006 nuk ka fund, Gjermania duhet të paguajë

Skandali i Kupës së Botës 2006 nuk ka të mbaruar, pasi Federata Gjermane e Futbollit (DFB) duhet të paguajë tashmë, me akuzën e “evazionit fiskal të një shkalle të rëndë”. Kampionët e Botës nuk i kanë mbyllur ende historitë e errëta të dekadës së shkuar dje DFB duhet të paguajë plot 19.2 milionë euro. Akuza është e rëndë, sepse bëhet fjalë për evazion fiskal në shifra të frikshme, por Federata Gjermane ka paralajmëruar se do të apelojë kundër vendimit të zyrës së taksave në Frankfurt. Zyra e taksave tha se pagesa e 6.7 milionë eurove nga DFB për FIFA-n në vitin 2005 nuk ishte deklaruar sipas ligjit dhe tashmë, duke përfshirë edhe interesat, Federata duhet të derdhë në shtet 19.2 milionë.

Ajo pagesë ka qenë zanafillë e disa hetimeve në dy vitet e fundit, në lidhje me akuzat se u përdor si një ryshfet për të blerë vota në favor të kandidaturës së Gjermanisë për të organizuar Botërorin 2006. “Autoritetet kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me zbritjen e taksave nga pagesa dhe ka karakteri jo-fitimprurës i Federatës në vitin 2006”, thuhet në një deklaratë të Federatës Gjermane. “Pasi ka kërkuar këshillë ligjore, DFB ka vendosur të apelojë kundër 6 akuzave për evazion fiskal”. Zyrtarisht, kur u bë pagesa, u krye për një ceremoni hapëse, por kjo ceremoni nuk u zhvillua kurrë. Një hetim i brendshëm në Federatën gjermane tha se shuma ishte thjesht kthimi i një huaje që ish-pronari i Adidas-it, Robert Luis-Drejfus, i kishte dhënë Federatës nëpërmjet FIFA-s. Nuk është bërë kurrë e qartë për çfarë u dha huaja dhe pse shlyerja e saj u bë duke ia dërguar FIFA-s. Shefi i komitetit organizativ të Botërorit 2006, Franc Bekenbauer, ka kohuar me vendosmëri çdo akuzë që votat u blenë me anë të këtyre fondeve. Ish-kapiteni dhe kampioni i Botës është shpallur i pafajshëm në Gjermani, por është ende nën hetim në Zvicër në lidhje me shumë shkelje financiare gjatë Botërorit 2006.

Ndërkaq, Federata Gjermane ka vendosur që dhe prej 1 janarit 2018 Oliver Birhof, menaxheri aktual i kombëtares, të emërohet “Superministër” i Federatës Gjermane, duke qenë përgjegjës i të gjitha ekipeve kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online