Skandali i futbollit gjeorgjian ka marrë përmasa të mëdha. Pesë futbollistë të një ekipi janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli. Joni Sherozia (portier), Xhorxhi Getiashvili (mbrojtës), Nikoloz Maisuradze (mesfushor), Nodar Kiknavelidze (mesfushor) dhe Pata Gudushauri (sulmues) nuk do të shkelin më barin e fushave.
Të pestë lojtarët, të cilët e kanë pranuar fajin, janë pjesë e ekipit FC Ëit Georgia, që renditet në vendin e parafundit me 14 pikë. Rrjeti i organizuar merrej me trukimin e ndeshjeve në dy ligat kryesore të futbollit gjeorgjian. Fitimet e një futbollisti për trukimin e ndeshjes shkonin deri në 30 mijë euro.
Gjatë muajit të kaluar u arrestuan 11 futbollistë në Gjeorgji, për të cilët gjyqi vazhdon ende. Tetë prej tyre janë futbollist në aktivitet, ndërsa tre të tjerët ish-futbollistë. Khakaber Kaladze, ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, sot kryebashkiak i kryeqytetit Tbilisi, dënoi trukimet.
“Për mua, si ish-futbollist, veprime të tilla janë të papranueshme dhe të gjithë duhet të paguajnë çmimin që u takon për veprime të tilla. Këtu nuk bëhet më fjalë për sport”, theksoi Kaladze.