Skandal/ Trajneri i PSG mund ta pësojë keq, zbulohet deklarata tronditëse: Kemi shumë zezakë dhe myslymanë në ekip, gjysma ulet në xhami të premteve

Mbi Christophe Galtier u mblodhën re të zeza. Emailet në lidhje me kohën e 56-vjeçarit në OGC Nice janë zbuluar së fundmi. Në lajme gjen akuza të rënda ndaj trajnerit të Paris Saint-Germain, i cili akuzohet për racizëm.

Bomba është hedhur në RMC Sport, shpërthimi i së cilës është dëgjuar në të gjithë Francën. Christophe Galtier duhet të përballet me një tjetër problem, por këtë herë ai shkon përtej çështjeve sportive.

Gazetarët e medias franceze në programin “After Foot” zbuluan korrespondencën me e-mail mes ish-menaxherit sportiv të OGC Nice, Julien Fournier dhe Dave Brailsford, një punonjës i rangut të lartë të grupit Ineos, që zotëron klubin e Ligue 1.

Një gazetar i pavarur, i famshëm për zbulimin e skandaleve në botën e futbollit, ka sugjeruar prej kohësh se trajneri aktual i Parc des Princes ka prirje raciste dhe kryesisht për shkak të tyre ai do të largohej nga skuadra e Nice.

“Nëse do të kisha publikuar arsyet e vërteta pse ne u grindëm me Galtier, ai nuk do të kishte marrë një punë në asnjë klub evropian”, tha Fournier së fundmi për mediat. Provat e supozuara më në fund kanë dalë në dritë.

Daniel Riolo citoi lajmet në RMC Sport që me siguri mund ta fundosin trajnerin 56-vjeçar. “Christophe Galtier tha se duhej të merrnim parasysh realitetin e qytetit dhe nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip. Duhet ta kuptoni se çfarë qyteti kemi. Ekipi ynë nuk përputhet me atë që duan njerëzit, kjo nuk shkon.

Kemi vetëm zezakë dhe gjysma e tyre ulen në xhami të premteve. Nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslymanë”, thuhet në email me deklaratat që supozohen të jenë nxjerrë nga goja e trajnerit të PSG. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online