Po arrin në gjysmëfinale të Champions League, por do të shkarkohet! Inzagi humb lojtarët e Interit, Dzeko nuk e takon nga inati

Situata e Inzagit është jo pak e çuditshme te Interi. Nëse në fillimin e këtij sezoni do të thuhej se zikaltërit do të arrinin në gjysmëfinalen e Champions League dhe trajneri do të ishte në rrezik për t’u shkarkuar, do të dukej si një çmenduri.

Por tani është shumë realitet pasi tekniku i ka humbur dhomat e zhveshjes. Kjo është dëshmuar nga përplasjet e shumta mes lojtarëve të Interit dhe padyshim zënkat me trajnerin. Një tjetër situatë e pakëndshme është parë dje në mbrëmje.

Teksa Interi po fitonte 0-1 ndaj Benfikës, Inzagi zgjodhi që të aktivizonte Lukakun në vendin e Dzekos. Trajneri shkoi për ta përshëndetur dhe përqafuar sulmuesin që la fushën e blertë, por ky i fundit e shprehu sërish hapur pakënaqësinë e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online