Nëse bëhet fjalë për skandalet pas ndeshjeve, argjentinasit janë të parët në listë. Po vazhdon historia e tyre me mënyrën sesi po tallen me Francën, këtë herë nga dhomat e zhveshjes. Kilian Mbape ishte shprehur para takimit se Europa është më lartë në nivelin e futbollit se Amerika e Jugut, madje duke nënvizuar se nuk mund të krahasoheshin.
Një deklaratë e tillë ka marrë përgjigjen e portierit Martinez në tre raste. Fillimisht në konferencën për shtyp para ndeshjes për t’i treguar Mbape se nuk kishte luajtur kurrë në Amerikën e Jugut, më pas në fushë me finalen e fituar dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Teksa lojtarët po këndonin dhe kërcenin, për një moment ishte Martinez që ndërhyri: “1 minutë heshtje për Mbape”. /Sport Ekspres/
Emiliano Martinez asking for a minute of silence for Kylian Mbappé in the middle of Argentina’s dressing room celebrations.. ?#FIFAWorldCup pic.twitter.com/k2phupBsT6
— Football Tweet ?? (@Football__Tweet) December 18, 2022