“Të gjithë kanë lindur nga një nënë, Mesin e ka lindur Perëndia”, Ruci i jep fund debatit Mesi-CR7: Fatkeqësi që Ronaldon e administruan aq keq

Vasil Ruci ka folur në një lidhje paralele nga Vlora për emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit ka dhënë mendimin e tij sa i përket debatit Mesi-Ronaldo. Ruci i ngre të dy në piedestal mbi të tjerët, por nga ana tjetër veçon Lionel Mesin si më të mirin.

“Se ne shqiptarët harrojmë lehtë. Ne kemi parë dy futbollistë të mëdhenj gjatë gjithë kësaj periudhe. Janë futbollistë të cilët edhe po të ishin në parajsë dhe të luanin në parajsë, njerëzit do të kishin qejf të zbrisnin dhe ti shikonin. Këta janë Ronaldo dhe Mesi. Është fatkeqësi që Ronaldon e administruan aq keq. Ne do shikonim akoma këta dy njerëz, që për fat të keq pas këtij kampionati nuk do ti shikojmë më. Për kë do të paguaja biletën për ta parë? Unë besoj se të gjithë kanë lindur nga një nënë, Mesin e ka lindur Perëndia”, ka thënë Vasil Ruci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online