“Skandal, tani duhet të shpik ekip të ri ndaj Interit”, Mourinho i faturon fajin arbitrit: Sa mirë që e ndërrova Mançinin në kohë

Roma nuk ka treguar aspak siguri këtë sezon, teksa verdhekuqtë kanë patur gjithmonë ulje-ngritje përgjatë këtij edicioni. Së fundmi skuadra e Mourinho-s u mposht nga Bologna, por si herët e tjera trajneri portugez nuk e ka pranuar humbjen, por duke ia faturuar arsyet arbitrit të takimit. Sipas tij, lojtarët e tij janë ndëshkuar me shumë kartona të verdhë dhe si pasojë do t’i duhet të krijojë një skuadër të re për ndeshjen ndaj Interit.

“Ky është një skandal. Tani ndaj Interit duhet të shpik një totalisht skuadër të re. Sa mirë që e ndërrova Mançinin në kohë, pasi shumë shpejt do të ishte ndëshkuar dhe ai me karton të verdhë. Ka pasur disa dëmtime përpara dhe gjatë ndeshjes”- u shpreh Mourinho./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online