“Jam te Milani se e meritoj”/ Lajmet për të shkuarën i vijnë “në majë të hundës”, Messias: U lodha nga përrallat

Messias është kthyer në qendër të vëmendjes te Milani, sidomos pas atij goli kundër Atletico Madridit që i mbajti ende në lojë për një kualifikim në fazën me eliminim direkt në Champions League. E shkuara e brazilianite është ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje te mediat, të cialt menjëherë e risollën në plan të parë pas golave të shënuar me fanellën kuqezi.

Dikur Messias ka provuar të punojë në ndërtim, me postën, apo edhe shpërndarës picash, por vitet e fundit jeta e tij ka marrë një rrjedhë krejt tjetër dhe tashmë mban veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha të Italisë. Vetë braziliani nuk duket aspak i kënaqur me faktin se e shkuara e tij po tërheq më shumë vëmendje se vetë golët në fushën e lojës, prandaj u kërkon të gjithëve ta lënë pas të kaluarën e tij dhe të përqendrohen te e tashmja.

“Jam te Milani sepse e meritoj. Jam lodhur nga tregimet dhe përrallat për atë që kam qenë dhe çfarë kam bërë para se të bëhem profesionist. Tani dua të flas vetëm për të tashmen dhe atë që po bëj  këto ditë”, ka thënë Messias Junior./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online