Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndërprerë. Shkak për këtë janë bërë ultrasit rumunë. Këta të fundit kanë shpalosur një baner skandaloz, në të cilin shkruhet: “Kosova është Serbi“. Gjithashtu, në stadium nuk kanë ndaluar koret “Serbi, Serbi“!
Por Kosova ka treguar krenari. Lojtarët shqiptarë kanë lënë fushën e lojës dhe refuzojnë të luajnë deri në momentin që tifozeria të shfaqë sjelljen që duhet në stadium./Halit Delibashi-Sport Ekspres/