“Një fitore me përmbysje që na dhuroi emocione të mëdha“, Duka uron Shqipërinë U21“ Pas festës së sotme fillon puna për ndeshjen e radhës

Kombëtarja U21 ka ndjekur gjurmët e Shqipërisë A. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi përmbysi mbrëmjen e sotme Rumaninë U21 në shifrat 3-2. Një ndeshje mjaft emocionuese, që në fund u kurorëzua me tre pikë mjaft të vlefshme. Armand Duka ka uruar Shpresat kuqezi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“. Presidenti i FSHF-së kërkon nga stafi dhe lojtarët që nesër të nisin menjëherë punën për ndeshjen e radhës, në mënyrë që të shkojnë drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian.

“Urime Kombëtares U-21 për fitoren fantastike ndaj Rumanisë! Një fitore me një përmbysje që na dhuroi emocione të mëdha. Vlerësime maksimale për të gjithë djemtë tanë që dhanë gjithçka në fushën e lojës. Pas festës së sotme duhet të fillojmë menjëherë punën për ndeshjet e radhës për të ecur përpara drejt objektivit kualifikim në Euro 2025“, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online