SKANDAL/ Për fat të mirë u evitua në derbin Partizani-Tirana, disa tifozë të Manchester City godasin portierin kundërshtar pasi hynë në fushë

Tashmë është kthyer në trend në çdo vend europian që pas fitimit të titullit kampion, tifozët të hyjnë në fushë për të festuar me lojtarët. Kjo ndodhi edhe në Premier League, ku mes dramës së madhe, Manchester City përmbysi Aston Vilën me shifrat 3-2. Tifozët e “qytetarëve” pushtuan fushën e blertë, por nuk mungoi skandali.

Disa prej tyre kanë goditur portierin kundërshtar, Robin Olsen, që po u kthehej në makth për shumë minuta, duke shfryrë dufin. Për fat të mirë një skenë e tillë u evitua në Superiore me një situatë më të ndezur në derbi, atje ku tifozët e Tiranës u futën në fushë pasi u shpallën matematikisht kampion ndaj Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online